Home LAJME Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq

Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq

0
Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq.

“Duke e falënderuar ambasadoren për mbështetjen, përkushtimin dhe dedikimin e saj, zëvendëskryeministri u shpreh se Sllovenia gjithmonë ka qenë dhe mbetet partner i Republikës së Kosovës. Ai tha se këto katër vite të mandatit të saj kanë sjellë bashkëpunim të shkëlqyer dhe forcim të marrëdhënieve Kosovë-Slloveni. Në takim u diskutua ndër të tjera edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi suksese ambasadores në angazhimet dhe detyrat e saj të radhës”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here