Home LAJME Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

0
Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.

Takimi u mbajt një ditë pas Nënkomitetit për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime. Ky është nënkomiteti i parë që u zhvillua pas fillimit të largimit gradual të masave.

“Në bashkëbisedim u shpreh se përkundër mosmbajtjes së nënkomiteteve gjatë kësaj periudhe, nga takimi i djeshëm dukshëm u vërejt se Kosova ka pasur progres substancial në këto fusha. U diskutua edhe rëndësia e bashkëpunimit mbi prioritetet e projekteve përgjatë procesit të koordinimit të IPA ’25-’27, vlerësim i cili pritet të bëhet në tetor të këtij viti”, njofton Zyra e Kryeministrit në një komunikatë për media.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here