Home LAJME Mungesa e ujit në fshatin Vërmicë, Hidroregjioni Jugor del me njoftim

Mungesa e ujit në fshatin Vërmicë, Hidroregjioni Jugor del me njoftim

0
Mungesa e ujit në fshatin Vërmicë, Hidroregjioni Jugor del me njoftim
Foto: Arkiv

Hidroregjioni Jugor përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar banorët e fshatit Vermicë se ekipet përkatëse janë në terren duke kryer inspektime në rrjet dhe valvulat kryesore.

Kjo e gjitha pasi që, siç bën të ditur Hidroregjioni Jugor, banorët e këtij fshati janë ankuar për mungesë të ujit të pijes.

“Ekipet tona kanë dalë menjëherë në terren, kanë kryer inspektime në rrjetin dhe valvulat përkatëse. Njëkohësisht, po zhvillohen punime në stacionin e pompave në Vermicë, me fokus në inspektimin dhe funksionimin e pompave.
Ekipet janë ende në terren dhe po punojnë për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here