Dy mjete të pashpërthyera janë gjetur të mërkurën, një në fshatin Kaçanik i Vjetër afër hekurudhës, e tjetri në Rahovec.
Në raportin e Policisë thuhet se në të dyja rastet njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve.
Rasti 1.
(Kaçanik) Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer afër hekurudhës. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori.
Rasti 2.
(Rahovec) Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se gjatë punës me ekskavator në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore A-6, në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.