- Reklama -

48.8 % e nxënësve të klasave të nënta kanë treguar njohuri të mjaftueshme në Testin e Arritshmërisë

Vetëm 48.8 për qind e nxënësve të klasave të nënta kanë treguar njohuri të mjaftueshme në Testin e Arritshmërisë. Rezultati më i dobët krahasuar me vitin e kaluar ka alarmuar njohësit e arsimit, të cilët kanë kontestuar vlerësimin që shkollat u bëjnë nxënësve.

Më shumë se gjysma e nxënësve të klasave të nënta nuk kanë arritur të tregojnë njohuri të mjaftueshme në Testin e Arritshmërisë, i cili është mbajtur më 27 qershor.

- Reklama -

Sipas rezultateve të publikuara nga Ministria e Arsimit, arritshmëria e përgjithshme në këtë test është 48.8 për qind.

Lëndët me rezultatet më të ulëta janë në kimi, matematikë dhe gjuhë angleze.

“Arritshmëria sipas lëndëve në test këtë vit është si në vijim: Gjuhë shqipe 59.8%, Gjuhë angleze 39.3%, Histori 61.1%, Gjeografi 52.9%, Matematikë 38.9.1%, Informatikë 54.7%, Fizikë 40.6%, Kimi 37.4%, Biologji 42.6”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj, thotë se këto rezultate janë shqetësuese dhe duhet të shërbejnë si alarm për të gjitha nivelet e sistemit arsimor.

“A është sinjal jo i mirë? Është sinjal jo i mirë. A duhet shkollat të zgjohen nga gjumi? Duhet. A duhet komunat të zgjohen? Duhen. A duhet Ministria të zgjohet nga gjumi? Duhet. Çka është kjo shpërputhje? Kjo duhet të shihet si shpërputhja mes vlerësimeve në shkollë, testit të arritshmërisë dhe PISSA-s”, ka thënë ai. “Është i njëjti fëmijë…. dhe të merremi vesh fëmija nuk është gabim tjetër duhet me shiku kush është gabim”.

Rexhaj shpreh brengën për vlerësimin joreal që shkollat u bëjnë nxënësve.

“Mesatarja prej 48.8 për qind është e ulët. Po të ishte nxënës, me 48 për qind në një test, bien. Është rezultat ngelës. Nuk është rezultat kalues, prandaj konsideroj që është sinjal që në njërën anë tregon që ministria më mirë po e menaxhon testin, e në anën tjetër është sinjal brengosës për arritshmërin e nxënësve. E në anën e tretë, tregon për një shpërputhje të madhe me vlerësimin që po ndodh në shkolla sepse atje mesatarja është 4”, ka thënë ai.

Në dy vjetët e fundit, arritshmëria mesatare në nivel shteti në këtë test ka qenë 52.1 për qind.

Përqindje më e ulët është treguar sivjet, ndonëse është raportuar për kopjim masiv në test.

Vetëm 10 minuta pasi që më 27 qershor testi i arritshmërisë u është shpërndarë nxënësve të klasave të nënta, ai është publikuar në grupe të ndryshme në rrjetet sociale dhe në aplikacione të komunikimit.

Pamjet e testit janë shpërndarë me qëllim të sigurimit të përgjigjeve nga jashtë për 100 pyetjet e parashtruara.

Rreth 24 mijë nxënës në të gjithë Kosovën i janë nënshtruar këtij testimi, e në disa qendra ata që i kanë shkelur rregullat janë përjashtuar nga provimi.

Ky test është vlerësim që nxënësve u bëhet në përfundim të arsimit të obligueshëm fillor dhe shërben si bazë për orientimin e mëtejmë në shkollat e mesme.   

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort