Home LAJME U. d. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë

U. d. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë

0
U. d. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë

U.d. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, priti sot në një takim zyrtar Këshillin e Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë, të udhëhequr nga kryetarja Mirela Bogdani.

Zyra për komunikim publik e ZKPSh-së bën të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy prokurorive, me fokus në shkëmbimin e përvojave, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe koordinimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“U diskutua për kornizën ligjore të të dyja vendeve, metodologjinë e përcaktimit të normës, matjen e performancës dhe sfidat gjatë zbatimit. U.d. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi theksoi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në kohë reale, si dhe mbështetjen reciproke për procedurat që kanë të bëjnë me ndjekjen penale të veprave të rënda ndërkufitare. Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë, znj. Mirela Bogdani, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet e drejtësisë së Kosovës, duke ritheksuar gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen”, thuhet tutje në njoftimin e ZKPSh-së.

Takimi përfundoi me zotimin e të dy palëve për intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të të dy vendeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here