Home LAJME Ndërron jetë një qytetar në një lokal në Prizren – rasti po hetohet

Ndërron jetë një qytetar në një lokal në Prizren – rasti po hetohet

0
Ndërron jetë një qytetar në një lokal në Prizren – rasti po hetohet

Një burrë rreth 60 vjeç ka ndërruar jetë të dielën në mëngjes në një lokal në rrugën “Ilaz Kodra” në Prizren, pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 në kafiterinë “Crali”, ku viktima, i identifikuar me inicialet T.Q., po qëndronte së bashku me vëllanë e tij. Pasi u përball me komplikime të menjëhershme shëndetësore, të pranishmit kërkuan ndihmë emergjente, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, u konstatua vdekja e tij në vendngjarje.

Vëllai i të ndjerit ka deklaruar se viktima kishte pasur probleme shëndetësore edhe më herët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar veprimet e mëtejshme hetimore.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes së dyshimtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here