- Reklama -

Kurti uron ShBA-të për 249-vjetorin e Pavarësisë: Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar ShBA-ve 249-vjetorin e Pavarësisë së tyre.

Ai është shprehur mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe ShBA-ve në mbrojtjen e idealeve të shprehura në Deklaratën e vitit 1776.

- Reklama -

“Sot, në ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyjnë në vitin e 250-të të ekzistencës së tyre, i uroj presidentit Donald J. Trump dhe të gjithë popullit të ShBA-ve gëzuar Ditën e Pavarësisë! Në një kohë kur po rrezikohet gjithnjë e më shumë paqja dhe siguria ndërkombëtare, idealet e shprehura në Deklaratën e vitit 1776, ato të lirisë, barazisë dhe demokracisë, janë po aq të rëndësishme sot sa ishin para 249 vjetëve, jo vetëm në ShBA, por në mbarë botën. Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe ShBA-ve në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si anjëherë më parë. Në emër të Republikës së Kosovës, gëzuar ditëlindjen e 249-të ShBA-ve dhe të gjithë amerikanëve! Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë”, ka shkruar Kurit në Facebook.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort