Home LAJME KRU “Hidroregjioni Jugor” fton konsumatorët të përditësojnë të dhënat e tyre personale

KRU “Hidroregjioni Jugor” fton konsumatorët të përditësojnë të dhënat e tyre personale

0
KRU “Hidroregjioni Jugor” fton konsumatorët të përditësojnë të dhënat e tyre personale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren, ka njoftuar se në bazë të legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, fton të gjithë konsumatorët që të përditësojnë të dhënat e tyre personale.

“Përditësimi ka për qëllim identifikimin dhe konfirmimin e të dhënave të konsumatorëve dhe bëhet përmes nënshkrimit të Kontratës për Shërbime të Ujit, si obligim ligjor”, njofton KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Përditësimi i të dhënave bëhet me qëllim:

Përmirësimi i shërbimeve ndaj konsumatorëve

Rritja e transparences

Dërgimi i faturave përmes postës elektronike

Kur duhet bërë përditësimi?

Përditësimi duhet të bëhet periodikisht, dhe të gjithë konsumatorët kanë afat 30 ditë nga dita e publikimit të këtij njoftimi për ta përmbushur këtë obligim.

“Ju ftojmë që të paraqiteni në zyrat tona përkatëse për përditësimin e të dhënave sa më parë”, shkruan tutje në njoftimin e kësaj kompanie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here