Avokati Arianit Koci, po e vazhdon protestën e tij para Kuvendit të Kosovës.
Ai sot e ka zgjedhur një mënyrë tjetër për ta shfaqur pakënaqësinë e tij ndaj deputetëve.
- Reklama -
Koci i ka sjellur disa gomarë para Parlamentit.
Një qytetar (protestues) ka treguar edhe arsyen se pse i kanë sjellur gomarët para hyrjes.
“Këta i kanë kaluar të gjitha sfidat. Jam i bindur që edhe prindërit e këtyre deputetëve kanë punuar me këto”, deklaroi ai.
“Ajo se çka më irriton më së shumti, është se çdo ditë i ke në debate, duke u çjerrë, duke u shkaravitë, ne po bëjmë ne po dojmë”, theksoi ai.
- Reklama -