Home LAJME Ka filluar projekti “Kujtesa e masakrave në Kosovë”, Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës është obligim moral e kombëtar

Ka filluar projekti “Kujtesa e masakrave në Kosovë”, Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës është obligim moral e kombëtar

0
Ka filluar projekti “Kujtesa e masakrave në Kosovë”, Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës është obligim moral e kombëtar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës bashkë me Institutin e Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës, Bibliotekën Kombëtare dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, ka filluar projektin “Kujtesa e masakrave në Kosovë”.

“I mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ky projekt trevjeçar do të dokumentojë 10 nga masakrat më të rënda të kryera gjatë luftës 1998–99, nëpërmjet rrëfimeve të mbi 1000 të mbijetuarve dhe dëshmitarëve. Dokumentimi i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është obligim moral e kombëtar, për kujtesën tonë kolektive, drejtësinë dhe paqen”, është shprehur Kurti në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here