Për zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe dy raundet e zgjedhjeve për Kryetarë Komunash që do të mbahen në vjeshtë, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime.
Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas mbledhjes së mbajtur të mërkurën, ku u miratuan specifikat për shtypjen e fletëvotimeve.
Sipas planit të KQZ-së, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave do të shtypen 1,800,000 fletëvotime, ndërkaq për raundin e dytë janë parashikuar 1,250,000 fletëvotime. Po ashtu, për zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen 1,800,000 fletëvotime.
Në bazë të raportit të Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit është 2,075,868 votues. Këto shifra pasqyrojnë përgatitjet e KQZ-së për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në nivelin lokal në Kosovë.