Home LAJME Sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në Malishevë

Sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në Malishevë

0
Sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në Malishevë

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot, më 02.07.2025, nga ora 16:00 deri në 22:00, do të bëhet ndalja e ujit në valvulën kryesore në hyrje të Malishevës.

Sipas njoftimit, kjo ndalesë është e domosdoshme për shkak të punimeve që po realizohen në qendër të Malishevës nga kompania përkatëse, e cila do të kryejë zëvendësimin e pjesëve të vjetra me pjesë të reja fazonike në pusetën kryesore shpërndarëse afër komunës.

Si rrjedhojë, pa furnizim me ujë do të mbesin:

– Qyteza e Malishevës

– Të gjitha fshatrat që furnizohen nga stacioni i pompimit në Banjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here