Home LAJME Presidentja Osmani: 2 Korriku, dita kur u hodhën themelet e Republikës së Kosovës

Presidentja Osmani: 2 Korriku, dita kur u hodhën themelet e Republikës së Kosovës

0
Presidentja Osmani: 2 Korriku, dita kur u hodhën themelet e Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot 2 Korrikun e vitit 1990, një ndër datat më të rëndësishme të historisë së vendit.

Presidentja Osmani ka thënë së 2 Korriku i vitit 1990, ishte dita kur u hodhën themelet e Republikës së Kosovës.

“Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë

Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.

Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë.

Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane”, ka shkruar Presidentja Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here