Home LAJME Serbi, bllokohet e më pas rihapet rruga drejt pikës kufitare në Merdarë

Serbi, bllokohet e më pas rihapet rruga drejt pikës kufitare në Merdarë

0
Serbi, bllokohet e më pas rihapet rruga drejt pikës kufitare në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se është rihapur për qarkullim rruga në Serbi në drejtim të pikës kufitare në Merdare.

Sipas njoftimit, rruga ishte bllokuar përkohësisht nga disa qytetarë në territorin e Serbisë.

“Qarkullimi tashmë është i lejuar në të dy drejtimet, luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të qarkullojnë me kujdes të shtuar, për shkak të sigurisë dhe mundësisë së vonesave të lehta”- thuhet në njoftimin e kësaj Qendre.

Më herët, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi se nga ora 18:00 rruga për në pikë kalimin kufitar nga Serbia në Merdarë është bllokuar nga qytetarë serbë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here