- Reklama -

Diaspora rome tregon solidaritet: Mblidhen 800 euro për të riun që u sulmua brutalisht javë më pare në Prizren

Organizata joqeveritare Romano Yekhipe, përmes degës së saj në Diasporë, ka treguar një shembull domethënës solidariteti duke mbledhur 800 euro për të ndihmuar të riun M.M., i cili disa javë më parë u sulmua brutalisht në qytetin e Prizrenit, vetëm pse nuk kishte 5 euro për t’ua dhënë sulmuesve.

Si pasojë e sulmit, M.M. pësoi thyerje në nofull dhe iu desh të nënshtrohej një operacion të ndërlikuar. Shuma e mbledhur është transferuar përmes bankës tek gjyshi i M.M., me qëllim që të mbulohen të paktën një pjesë e shpenzimeve mjekësore dhe të ndihmohet procesi i rikuperimit të të riut pas ndërhyrjes kirurgjikale.

- Reklama -

Ky akt solidariteti thekson edhe një herë forcën dhe ndjeshmërinë e komunitetit rom, si dhe angazhimin e palëkundur të diasporës për të qenë pranë atyre që përballen me padrejtësi dhe dhunë.

OJQ “Durmish Aslano” dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit kanë falënderuar të gjithë ata që kontribuan, duke bërë njëherësh thirrje institucioneve që të marrin masa konkrete për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.

Sipas përfaqësuesve të oganizatës, tani pritet qe edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ta mbështesë viktimën pasi familjarët do të bëjnë kërkesë për ndihmë emergjente.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort