- Reklama -

Më 5 korrik fillon edicioni i pestë i Autostrada Biennale në Prizren

Autostrada Biennale rikthehet edhe këtë vit në datat 5 korrik – 5 tetor 2025 duke shënuar edicionin e saj të pestë.

Këtë vit, Autostrafa Biennale vjen me titullin ‘Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës’, e kuruar nga Erzen Shkololli.

- Reklama -

Njoftimi i plotë:

Autostrada Biennale kthehet sivjet me edicionin e 5-të të titulluar Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës të kuruar nga Erzen Shkololli, duke shënuar dhjetë vjet nga themelimi i saj.

Me kohëzgjatjen nga 5 korriku deri më 5 tetor 2025, si dhe me vernisazhin profesional më 4 korrik, ekspozita rrëmon shtresat historike dhe arkitekturore të Prizrenit përmes veprave si të porositura së voni, ashtu edhe të ripërfytyruara, nga artistë prej brezave dhe vendndodhjeve të ndryshme.

 

Bienalja shpaloset në disa hapësira kyçe trashëgimore të Prizrenit, duke përfshirë Muzeun Arkeologjik dhe Sahatkullën, Shtëpinë e Shani Efendiut, Shtëpinë e Familjes Dorambari dhe Hamamin e Gazi Mehmed Pashës, të cilat si tërësi kumbojnë përgjatë shtresave të historisë. Të ngulitura mirë në përbërjen urbane të qytetit dhe më tej duke u shtrirë në peizazhet përreth tyre, këto hapësira mundësojnë pikëtakime mes praktikave bashëkohore artistike dhe së kaluarës së ndërlikuar të Prizrenit.

Një nga hapësirat qendrore të këtij edicioni është Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, ish baza ushtarake. Në këtë park, Autostrada Biennale ka krijuar hapësirën e saj të përhershme — Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor. Si qendër që funksionon gjatë gjithë vitit për ekspozita, rezidenca, programe edukimi, prodhimi dhe dialogu, Hangari mishëron angazhimin e bienales për vazhdimësi dhe përkushtim afatgjatë.

Titulli i ekspozitës Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës pasqyron shndërrimin e vijueshëm dhe shumështresor të narrativave historike, politike dhe artistike. Prizreni, i formësuar përgjatë mijëvjeçarëve nga shkrirja e akullnajave dhe i shtresëzuar me shenja të Kohës së Bronzit, të kishave bizantine, të arkitekturës osmane, të infrastrukturës jugosllave dhe të vragave të luftës së Kosovës, shërben edhe si prapavijë, edhe si pjesëmarrës aktiv në shpalosjen e këtyre rrymave.

Artistët pjesëmarrës:

Blerta Hashani, David Fesl, Brilant Milazimi, Anita Muçolli, Doruntina Kastrati, Stephanie Rizaj, Edin Zenun, Robert Gabris, Armend Nimani, Elena Narbutaitė, Silva Agostini, Small But Dangers, Hassan Khan, Laurent Mareschal, Tao G. Vrhovec Sambolec, Nika Špan, Rivane Neuenschwander, Nathan Coley, Vadim Fishkin, Tamara Grcic, Ayşe Erkmen, Alije Vokshi, Lois Weinberger, Simon Shiroka.

“Duke qenë nga Kosova, përpiqem të sjell një të kuptuar të thellë si të rrënjësimit ashtu edhe të brishtësisë të praktikës artistike në Kosovë”, thekson Shkololli. “Shumë projekte në këtë edicion— ndonëse të përkohshmë—synojnë të lënë një mbresë afatgjatë edhe në përbërjen e qytetit, edhe në kujtesën tonë të përbashkët. Ky është një çast për të reflektuar mbi tensionet mes pranisë dhe zhdukjes, trashëgimisë dhe jetëshkurtësisë”.

“Edicioni i 5-të i Autostrada Biennale mishëron atë në të cilën kemi besuar që në fillim: se arti ka forcën të ndërtojë ura të padukshme që lidhin njerëzit, vendet dhe idetë përtej kufijve. Pas një dekade rrugëtimi, mbetemi të përkushtuar të krijojmë hapësira ku dialogu, imagjinata dhe lidhjet njerëzore mund të mbijnë, të rriten dhe të lënë gjurmë.” — Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barış Karamuço, Drejtorët

Bashkëthemelues të Autostrada Biennale.

Krahas ekspozitës, Arktivi i Autostradës vazhdon të zgjerohet si vendgrumbullim për botimet e artistëve, materialet e bienales dhe përsiatjet kuratoriale në zhvillim e sipër, gjë që kontribuon tek reflektimi afatgjatë i rolit të artit bashkëkohor në formësimin e kujtesës kolektive në Kosovë dhe më tej.

Edicioni i 5-të i Autostrada Biennale është bërë i mundur falë mbështetjes dhe partneritetit bujar të: Allianz Foundation, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran, ITP Prizren dhe GIZ, Ambasada e SHBA në Prishtinë, British Council, Banka ProCredit, Mondriaan Foundation, Erste Foundation, Goethe Zentrum Prishtina, Istituto Italiano di Cultura në Tiranë, Ambasada e Italisë, Institut Français, Ambasada e Francës, Ambasada e Austrisë, Ministria Federale për Strehimin, Artet, Kulturën, Median dhe Sportin e Republikës së Austrisë, Ambasada e Holandës në Prishtinë, Ambasada e Gjermanisë, Sigma, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës në Shqipëri, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, CulturAlb, Kontakt, Dokufest, GAK, IBA, Kreativ Qeramika, Pezull, Pro Helvetia.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort