- Reklama -

Kadrijaj: S’ka shpresë, VV-ja s’i pranoi ofertat tona

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar asnjë ofertë të partive parlamentare që ishin në opozitë, për dalje nga ngërçi në Kuvend.

Ajo ka thënë se po që se votohet të dielën për komisionin për votim të fshehtë, deputetët do të bëjnë shkelje kushtetuese.

- Reklama -

“Erdhëm me shpresë në këtë takim, por po shohim që nuk ka shpresë, nuk ka konsensus. Partia në pushtet nuk e ka pranuar asnjë ofertë që e kemi ofruar. Është e çuditshme se aty ku ju konvenon që me një aktgjykim të vitit 2014 që i jepet e drejta partisë së parë për ta zgjedhur kryeparlamentarin, po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për atë kandidat. Por me interpretimin tjetër të Kushtetueses, janë munduar me shtrembëru plot pika të këtij aktgjykimi, mos me pranu asgjë – as afatin 30 ditor, as shkeljen për ndryshimin e mënyrës së votimit”, ka thënë ajo.

Sipas Kadrijajt, kërkesa e VV-së ishte që të votohet në pako kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Por shtoi se kjo është antiligjore.

“Kërkuam të mos vazhdohet me votimin e komisionit. Të kthehet votimi i hapur e më pas është e drejta e LVV-së ta kandidojë secilin që do. Këta po duan që të votohet në pako, kryetari bashkë me nënkryetarët por kjo nuk është praktikë e mirë, janë antiligjore, shkelet Rregullorja e Kuvendit”, ka thënë Kadrijaj./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort