Një qytetar serb është shoqëruar nga Policia e Kosovës të shtunën, gjatë festimeve të Vidovdanit në Gazimestan. Ai mbante veshur një bluzë me fotografinë e kryetarit të partisë “Demokracia Serbe”, Aleksandar Arsenijeviq.
Pas këtij veprimi, vetë Arsenijeviq reagoi përmes një postimi në Facebook, ku pretendoi se personi në fjalë, Stefan Velkoviq, ishte arrestuar.
- Reklama -
Ai ironizoi gjithashtu duke shkruar se, sipas tij, në Kosovë e pret një “gjykim i drejtë dhe i paanshëm”, duke shtuar se “nuk ka fund kjo urrejtje”.
Aleksandar Arsenijeviq aktualisht është në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi në pronën e tij në fshatin Vallaq të Zveçanit, ditë më parë ishte zbuluar një arsenal armësh./koha.net/
- Reklama -