Home LAJME Osmani takohet me Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani takohet me Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

0
Osmani takohet me Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, sot më 24.06.2025.

Siç njofton Presidenca, në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë procesi i konstituimit të institucioneve të reja.

“Me këtë rast, u diskutua edhe për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin”- thuhet në njoftim.

Në komunikatën e Presidencës theksohet se në këtë takim u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Osmani ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve.

Kujtojmë se para dy ditësh, më 23.06.2025, ka dështuar konstituimi i Kuvendit për herën e 36-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here