Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa rrugë të lagjes “2 Korriku” në Prizren. Shkak për këtë ndërprerje janë punimet që po realizohen në kuadër të projektit të Komunës së Prizrenit për “Rregullimin e rrugëve dhe trotuareve” në këtë zonë.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e ujit do të zgjasë nga ora 13:00 deri në ora 18:00, dhe do të përfshijë këto rrugë:
- Rruga Fan Noli
- Rruga Janina, përfshirë të gjitha rrugicat përreth
- Rruga Rrustë Kabashi (e njohur gjithashtu si Ukë Bytyqi)
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme dhe ka garantuar se ekipet teknike janë të angazhuara maksimalisht për të rikthyer furnizimin me ujë në kohën më të shpejtë të mundshme.
“Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të mundshëm dhe falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin,” thuhet në njoftimin e kompanisë.