Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se Grupi Punues ndërshtetëror dje mbajti takimin e radhës për të diskutuar e trajtuar pikat e detyrës projektuese, dokument ky thelbësor për realizimin e këtij projekti strategjik për Republikën tonë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në këtë rast Kurti sot ka mirëpritur anëtarët e grupit së bashku me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe zëvendësministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për t’u njohur me më të rejat e fundit të punës së tyre dhe për të ritheksuar interesimin dhe mbështetjen time e të Qeverisë që ky projekt të realizohet sa më parë e sa më mirë.
“113 kilometra është e gjatë rruga aktuale nga Prizreni në Tetovë, nëpër Prevallë e Glloboçicë. Me rrugën e re, Prizreni dhe Tetova do të jenë më pak se 50 kilometra afër njëra tjetrës. Mali që i ndan, do të ketë portën që i bashkon – pra tunelin me gjatësi 6.4 kilometra. Kështu udhëtimi bëhet më i lehtë, më i shpejtë dhe më i shpeshtë, lidhjet forcohen, shkëmbimet rriten e bashkëpunimi shtohet”0shkruan në njoftim.