- Reklama -

Universiteti “Ukshin Hoti” pranon një donacion rreth 110 libra nga ish-mësimdhënësi gjerman, Albert Martin Steffe

Universiteti “Ukshin Hoti” ka pranuar së fundmi një donacion me vlerë prej rreth 110 librash nga Albert Martin Steffe, gjuhëtar dhe ish-mësimdhënës i gjuhës gjermane dhe gjuhëve të huaja në Hamburg, Gjermani.

Ky donacion përfshin literaturë të pasur nga fusha të ndryshme si: gjuhë dhe letërsi gjermane, angleze, franceze, suedeze, histori, filozofi, psikologji, teologji, muzikë, periudha e Vikingëve, këshillim, si dhe libra dhe materiale turistike e harta udhëtimi të gjitha me vlerë të veçantë për pasurimin e bibliotekave akademike.

- Reklama -

Dorëzimi i librave në Prizren u bë i mundur falë bashkëpunimit me MPJD, respektivisht Konsullatën e Republikës së Kosovës në Hamburg, në veçanti me angazhimin e konsullit Mizbah Mustafa, të cilit i jemi thellësisht mirënjohës për ndërmjetësimin dhe përkujdesjen gjatë transportit.

Universiteti shpreh falënderimet më të sinqerta për Steffe dhe bashkëshorten e tij për këtë akt bujarie, si dhe për besimin që ata treguan duke zgjedhur Universitetin “Ukshin Hoti”  si vendmbërritje të këtij donacioni. Ky gjest është një kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin akademik të studentëve dhe stafit dhe përforcon më tej lidhjet e solidaritetit ndërkombëtar në arsim dhe kulturë.

Universiteti është i hapur dhe i gatshëm për bashkëpunime të tilla në të ardhmen, që ndihmojnë në pasurimin e burimeve të dijes për komunitetin tonë akademik.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort