Një burrë raportohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore, derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren.
- Reklama -
I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Inspektorati i Punës. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.
- Reklama -