- Reklama -

Trumpi deklaron sërish se meritoi të marrë çmimin Nobel për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, është ankuar pse nuk ka marrë një çmim Nobel për Paqe, për punën e tij në arritjen e marrëveshjes së Washingtonit për normalizim ekonomik Kosovë-Serbi gjatë mandatit të tij të parë si president.

Të premten para gazetarëve, Trumpi u pyet për një propozim që ai meriton çmimin Nobel nëse arrin t’i japë fund luftimeve Iran-Izrael.

- Reklama -

“Epo, është dashur të më jepnin Nobelin për Ruanda-Kongo ose mund të thoni Serbia dhe Kosova… mund të thoni për shumë. E madhja është Indi-Pakistan… por nuk më japin sepse atë ua japin vetëm liberalëve”, ka thënë ai.

Nuk është hera e parë që Trumpi e ka përmendur si arritje të madhe Marrëveshjen e Washingtonit të 4 shtator 2020, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë. Ai ditë më parë u shpreh se gjatë mandatit të tij të parë konflikti Kosovë-Serbi “ishte gati të shpërthente në luftë”. Madje akuzoi ish-presidentin Joe Biden se e ka dëmtuar perspektivën afatgjate me vendime të gabuara, teksa paralajmëroi “se do ta rregullojë sërish”.

Marrëveshja në fjalë njihej si marrëveshje për normalizim ekonomik dhe kishte të bënte me mbështetje të çështjeve të energjisë, lidhjeve rajonale. Madje përmbante edhe një moratorium për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort