Home LAJME AUV paralajmëron fermerët në Kosovë për mortajën e dhenve dhe dhive në zonat kufitare me Shqipërinë

AUV paralajmëron fermerët në Kosovë për mortajën e dhenve dhe dhive në zonat kufitare me Shqipërinë

0
AUV paralajmëron fermerët në Kosovë për mortajën e dhenve dhe dhive në zonat kufitare me Shqipërinë

AUV – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar fermerët mbajtës të deleve dhe dhive në Kosovë për kujdes të shtuar në lidhje me shpërthimin e sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë.

Në njoftim, agjencia bën thirrje që fermerët të shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë të kafshëve nga Shqipëria me tufat e tyre, të monitorojnë kafshët, të raportojnë menjëherë çdo shenjë të dyshimtë tek veterineri zyrtar (ethet e larta, plagë, rrjedhje nga hundët ose sytë, dobësi) dhe të mos lejojnë futjen e kafshëve të tjera në tufat ekzistuese.

“Zbatimi i këtyre masave është i domosdoshëm për mbrojtjen e tufave dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë”­ theksohet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here