Deputetët e Kuvendit do të mblidhen edhe një herë sot për të vazhduar seancën konstituive.
Vazhdimi, që është i 34-ti me radhë pritet të nisë në orën 10:00.
Qe dy muaj prej kur është hapur seanca konstituive, deputetët nuk kanë arritur ta përmbyllin rendin e saj të ditës me 4 pika gjithsej. Ajo për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve dhe betimin e ligjvënësve të rinj është kryer.
Pika e radhës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Në Lëvizjen Vetëvendosje insistojnë në ndryshimin e formës së votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit, pavarësisht se nuk i kanë votat për këtë. Për formim të komisionit për votim të fshehtë, në vazhdimin që është mbajtur të martën për votuan 51 deputetë, kundër ishte një e abstenime nuk pati, ndonëse në sallë ishin prezentë 91 ligjvënës.
Partitë deri tash në opozitë nuk e përkrahin këtë procedurë votimi, ndonëse deri tash nuk kanë dhënë votë kundër e as nuk kanë abstenuar.