- Reklama -

Hamdi Bytyqi kandidati i LVV-së për kryetar në Suharekë

Lëvizja Vetëvendosje ka zytarizuar Hamdi Bytyqin, si kandidat për kryetar të Suharekës për  zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

LVV në postimin e saj kësaj komunë i referohet si Therandë, duke shtuar se kjo komunë “është gati për të vetëvendosur edhe në nivelin lokal”.

- Reklama -

“Sot, në prani të kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë dhe strukturave drejtuese, me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, Sekretarit Organizativ Rama, koordinatores së Sekretariateve në VETËVENDOSJE!, Albana Gashi, koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba, Kryetarit të Qendrës në Therandë, Jetmir Durmishi, Sekretarit për media të LV-së, Arlind Manxhuka konfirmuam mbështetjen për nominimin e Hamdi Bytyqit si kandidat për kryetar të Komunës së Therandës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Tutje, LVV shkruan se frymën e investimeve të Qeverisë qendrore do ta vazhdojmë edhe në nivelin lokal dhe se për këtë garancë është alternativa qeverisëse lokale e Lëvizjes Vetëvendosje që ka në qendër qytetarin dhe komunitetin.

Ndërkaq, bashkëpunim mes nivelit qendror dhe atij lokal sipas LVV-së është “binomi i nevojshëm për të shtyrë përpara projektet aq shumë të nevojshme për të mirën e qytetarëve në Therandë e kudo në Kosovë”.

Gjithashtu, Hajrulla Çeku është shpallur kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje sot, më 18.06.2025.

Kandidatura e tij u bë zyrtare përmes një njoftimin publik nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kryeqyteti nuk do të mbetet në kaos, sepse nga 12 tetori do të qeveriset nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Hajrulla Çeku është kandidati ynë sot e kryetari i Prishtinës nga data 12 tetor”-thuhet në njoftimin zyrtar, sot më 18.06 2025.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin 2025 si datën kur do të mbahen zgjedhjet lokale në gjithë vendin. Vendimi është marrë pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort