- Reklama -

Reagim i ashpër pas sulmit ndaj një anëtari të komunitetit rom në Kosovë: OJQ-të kërkojnë drejtësi dhe masa urgjente

Rrjeti i OJQ-ve për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe Luftimin e Diskriminimit Etnik ka reaguar me shqetësim të thellë pas një sulmi brutal ndaj një anëtari të komunitetit rom, M.M., i ndodhur më 9 qershor 2025, teksa ai po shkonte në punë për të siguruar jetesën e familjes së tij.

Sipas deklaratës së përbashkët të organizatave, akti i dhunës është cilësuar si “brutal dhe çnjerëzor”, ndërsa thuhet se incidenti përbën jo vetëm një sulm ndaj një individi të pafajshëm, por edhe një tregues të qartë të përjashtimit dhe diskriminimit etnik që vazhdon të preki komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

- Reklama -

“Fatkeqësisht, raste të tilla nuk janë të izoluara, por pasqyrë e mungesës së barazisë dhe ndërgjegjësimit institucional, si dhe e tolerancës ndaj diskriminimit etnik,” thuhet në reagimin e Rrjetit të OJQ-ve.

Organizatat kërkojnë veprim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë për të hetuar rastin dhe për të garantuar që drejtësia të vihet në vend pa vonesa dhe pa përjashtime. Ato theksojnë se e drejta për një jetë të sigurt dhe dinjitoze është e garantuar për çdo qytetar të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike.

“Ngjarja është një thirrje e fortë për reflektim si shoqëri – dhuna dhe diskriminimi nuk kanë vend në një shtet që synon barazi dhe drejtësi për të gjithë,” përfundon deklarata.

Në emër të solidaritetit njerëzor, organizatat kanë uruar shërim të shpejtë për viktimën dhe kanë shprehur mbështetje për të dhe familjen e tij në këtë kohë të vështirë.

Organizatat nënshkruese të deklaratës janë:

  • Durmish Aslano – DA
  • Nevo Koncepti – NVK
  • Roma in Action – RIA
  • Visioni 02
  • Romtegra
  • Advancing Together – AT
  • Roma Versitas Kosovo – RVK
  • The Ideas Partnership – TIP
  • Bethany Christian Services – BCS
  • Multiethnic Culture of Kosovo – MCK
  • Roma and Ashkali Documentation Center – RADC
  • Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve – VoRAE

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort