- Reklama -

Osmani udhëton për në Hungari, do të pritet me nderime ushtarake

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Hungari me ftesë zyrtare të homologut të saj, Tamás Sulyok.

Kjo vizitë për presidenten Osmani do të organizohet me nderimet me të larta shtetërore.

- Reklama -

Presidentet hungarez Sulyok dhe Osmani do të zhvillojnë një takim të përbashkët, e më pasë parashihet të ketë takime edhe në mes të delegacioneve të dy shteteve.
“Vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake, të organizuar në sheshin Kossuth Lajos në Budapest, pas së cilës të dy presidentët do të zhvillojnë një takim tête-à-tête, pasuar nga një takim ndërmjet delegacioneve respektive të dy shteteve. Në kuadër të vizitës, Presidenti Sulyok do të shtrojë drekë zyrtare për Presidenten Osmani dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial Sándor”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

Osmani, gjithashtu do ta takojë edhe Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.

Gjatë kësaj vizite, Osmani do t’i drejtohet studentëve dhe profesorëve të Universitetit Eötvös Loránd me një ligjëratë dhe diskutim me temën “Kosova dhe e ardhmja e saj evropiane: Bashkëpunimi rajonal, angazhimi global dhe rruga përpara”, ku do të shpalosë prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, përfshirë integrimin euroatlantik.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime edhe me oda ekonomike në Hungari.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort