Home LAJME Krasniqi: Krimi i subvencioneve në DKRS – stop abuzimit me paratë e qytetarëve!

Krasniqi: Krimi i subvencioneve në DKRS – stop abuzimit me paratë e qytetarëve!

0
Krasniqi: Krimi i subvencioneve në DKRS – stop abuzimit me paratë e qytetarëve!

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar ndaj mënyrës së ndarjes së subvencioneve nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), duke e quajtur këtë proces të deformuar dhe të kapur nga interesat partiake.

Krasniqi shprehet i shqetësuar për atë që e cilëson si “krim ekonomik dhe moral”, duke pretenduar se ndarja e mjeteve financiare po bëhet përmes lidhjeve partiake dhe përfitimeve personale.

Shkrimi i plotë:

“Çdo ditë e më tepër, ndarja e subvencioneve nga DKRS po merr përmasa shqetësuese dhe kriminale. Kemi hyrë në një fazë ku “dostat”, lidhjet partiake dhe shërbimet politike janë bërë kriteret kryesore për ndarje të parave publike — ndërkohë që klubet serioze, organizatat e ndershme dhe qytetarët e devotshëm të këtij vendi po injorohen, poshtërohen dhe dëmtohen.

Ka zëra të besueshëm që thonë se nuk del subvencioni nga DKRS-ja pa jau premtu një përqindje “njerëzve të pushtetit”. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë jemi përballë një krimi të rëndë ekonomik e moral, që meriton jo vetëm reagim publik, por edhe hetim penal.

Unë jam me klubet e sportit që djegin energjinë për fëmijët tanë, me OJQ-të që punojnë për kauza të pastra, dhe me çdo qytetar që kërkon drejtësi, jo miqësi.

I bëj thirrje drejtorit të DKRS-së dhe komisionit vlerësues që të japin llogari publike për secilën vendimmarrje të tyre!

Nëse kanë ndarë mjete me kritere të dyfishta, ose nëse kanë shpërblyer “dostat” në vend të meritës — atëherë duhet të mbajnë përgjegjësi. Politike, morale dhe ligjore!

Kjo është kohë llogaridhënieje, jo pazari!

Kjo është kohë për ta ndalë klientelizmin dhe kapjen e sportit, kulturës dhe rinisë nga njerëzit që e shohin DKRS-në si bankomatin e partisë!

Ftoj publikisht Prokurorinë që të hetojë skemën e ndarjes së subvencioneve nga DKRS në tërësi – për çdo vendim, çdo emër dhe çdo cent!

Boll ma me “klubet e grurit” që mbijnë para konkurseve dhe zhduken sapo marrin paratë.

Boll më me komisione që e dinë vendimin para se të lexojnë aplikimet”, ka shkruar në fund Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here