Home LAJME Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

0
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot më të freskët për gjatë javës së ardhshme dhe ulje të temperaturave për rreth 3 deri në 6 gradë Celsius, në krahasim me ditët e fundit.

Sipas njoftimit, përjashtim do të bëjë dita e mërkurë, kur parashihen reshje të izoluara shiu dhe mundësi për breshër në disa rajone.

Parashikimi:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.ndryshme.

E martë – Mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjt 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit.veriperendimit.

E enjte – Mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperiperendimit me shpejtesi 1-4m/s.

E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme./Kallxo.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here