- Reklama -

Arrestohet një 44-vjeçar në Landovicë të Prizrenit, u kap në flagrancë me armë në oborr të shtëpisë

Një qytetar është kapur nga Policia në flagrancë, pasi ka përdorur një armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Landovicë, ngjarje kjo që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, më 08.06.2025, rreth orës 02:00, njësia patrulluese ishte duke trajtuar një thirrje tjetër në atë zonë, kur ka vërejtur personin e dyshuar, F.G., 44 vjeçar, i cili kishte një armë dhe kishte qëlluar me të në oborrin e shtëpisë së tij.

- Reklama -

Zyrtarët policorë kanë ndërhyrë menjëherë duke siguruar vendin e ngjarjes dhe duke konfiskuar armën e përdorur, e cila rezultoi të jetë një pistoletë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e krimteknikës dhe hetuesi kujdestar, të cilët kanë bërë ekzaminimet përkatëse.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ku pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është inicuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”/GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort