Home LAJME Ndeshja historike Shqipëri – Serbi, tifozët nga Kosova marshojnë në kolona drejt Tiranës

Ndeshja historike Shqipëri – Serbi, tifozët nga Kosova marshojnë në kolona drejt Tiranës

0
Ndeshja historike Shqipëri – Serbi, tifozët nga Kosova marshojnë në kolona drejt Tiranës

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Serbinë. Ndeshja do të fillojë në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

Shqiptarët e Kosovës janë nisur të shumtë në orët e para të mëngjesit, duke krijuar fluks makinash në autostradë. Kjo i paraprin atmosferës elektrizuese që pritet në Tiranë.

Sfida është historike, pasi Shqipëria e pret Serbinë për herë të parë në kryeqytet. Mbështetja e shqiptarëve të Kosovës për kuqezinjtë ndërkohë nuk ka munguar asnjëherë.

Herën e fundit kur dy përfaqësueset ishin në të njëjtin grup, Shqipëria siguroi kualifikimin në Europian. Serbia mbeti pas kuqezinjve./teve1/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here