Myftiu Naim Tërnava gjatë manifestimit qendror për festën e Kurban Bajramit në xhaminë “Sulltan Fatih” në Prishtinë ka propozuar që çifteve me katër e më shumë fëmijë t’i dhurohet nga një banesë.
“Shteti duhet të ketë strategji konkrete për ndihmë ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe sociale për këto familje dhe këta fëmijë, dhe çdo çifti, të cilët kanë katër e më shumë fëmijë i propozoj qeverisë që t’ua dhuroj nga një banesë”, ka thënë ai.
Në mesazhin e hytbes së Kurban Bajramit nga myftiu Tërnava, ai foli edhe për rënien e natalitetit të Kosovës për siç tha ai për shkaqet të pasigurisë financiare.
“Në këto kohë, Kosova po përballet me një rënie serioze të natalitetit. Familjet e reja ngurrojnë të lindin më shumë se një apo dy fëmijë për arsye të ndryshme, shpesh ekonomike, por edhe për shkak të frikës dhe pasigurisë. Disa po migrojnë nga Kosova dhe vendet e tjera shqiptare, disa edhe në këtë kohë kur ne po flasim, në shtetet përreth nesh po asimilohen duke e humbur gjuhën shqipe si gjuhë të nënës, dhe ne kemi ngelur vetëm si spektatorë pasivë. Por le të kujtojmë se parimet e fesë sonë nxisin që ne të kemi familje të madhe dhe të mos frikësohemi për riskun e tyre, ngase atë e ka garantuar Krijuesi ynë”, tha Tërnava./zeri/