Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka pritur në takim ambasadoren e Holandës, Karin Boven, ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, dhe ambasadorin e Suedisë, Jonas Ëesterlund.
Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit.
Temë tjetër diskutimi ishte edhe bashkëpunimi bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme.
- Reklama -
“Presidentja i falënderoi për përkrahjen e tyre në rrugëtimin tonë euroatlantik”, theksohet në njoftim.
- Reklama -