- Reklama -

Bali Muharremaj kandidatë nga AAK për kryetarë komune në Suharekë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kryetarët aktualë të Komunës së Klinës dhe Suharekës, Zenun Elezaj dhe Bali Muharremaj, janë propozuar për mandate të reja katërvjeçare nga degët përkatëse të AAK-së.

Në një deklaratë publike, Haradinaj tha se gjatë kohës sa Aleanca ka udhëhequr me Klinën, me në krye profesor Zenun Elezajn, kjo komunë ka përjetuar një qeverisje që shpesh është përmendur si model edhe nga komuna të tjera.

- Reklama -

“Prof. Zenun Elezaj, me ekipin e tij të përkushtuar, i ka dhënë shtytje të jashtëzakonshme zhvillimit dhe përparimit të komunës. Pikërisht sot, në 25-vjetorin e themelimit të Aleancës në Klinë, Këshilli i Përgjithshëm i Degës ka propozuar Kryetarin Elezaj për një mandat të ri katërvjeçar – një vendim i natyrshëm për të vazhduar punën dhe vizionin që ka dhënë rezultate konkrete,” u shpreh Haradinaj.

Një qasje të ngjashme e ka ndjekur AAK edhe në Suharekë.

Sipas Haradinajt, nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, qytetarët kanë përjetuar transformim të ndjeshëm në infrastrukturë, shërbime publike dhe zhvillim të përgjithshëm.

Si rezultat, Këshilli i Përgjithshëm i Degës së AAK-së në Suharekë ka propozuar Muharremajn për një mandat të ri në krye të komunës.

“Lidershipi i tij ka dëshmuar përgjegjësi dhe suksese gjatë qeverisjes, që na ka bërë krenarë të gjithëve,” theksoi Haradinaj.

Në fund, ai shtoi se komunat ku qeveris Aleanca janë shndërruar në shembuj të qeverisjes së mirë, të ndershme dhe të përgjegjshme, dhe se kjo frymë do të vazhdojë jo vetëm në këto dy komuna, por edhe në të tjera ku AAK synon të zgjerojë qeverisjen e saj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort