Home LAJME Aksident i rëndë në Grazhdanik – dy të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Grazhdanik – dy të lënduar, një në gjendje të rëndë

0
Aksident i rëndë në Grazhdanik – dy të lënduar, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar pasditen e së shtunës, rreth orës 18:15, në rrugën “Besim Shala” në fshatin Grazhdanik të Prizrenit.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe lëndime serioze trupore.

Ngasësi i motoçikletës dhe një pasagjer në veturë kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjes. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, motoçiklisti është dërguar urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të specializuar. Sipas mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja e tij është e rëndë.

Njësitet e trafikut rajonal kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Foto: Arkiv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here