Home LAJME Uta Ibrahimi ka ngritur flamurin e Kosovës në 14 majat më të larta në botë

Uta Ibrahimi ka ngritur flamurin e Kosovës në 14 majat më të larta në botë

0
Uta Ibrahimi ka ngritur flamurin e Kosovës në 14 majat më të larta në botë

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për alpinisten Uta Ibrahimi, e cila ka ngritur flamurin e Kosovës në 14 majat më të larta në botë.

Ai i uroi mirëseardhje Ibrahimit, kur kjo e fundi erdhi mbrëmë në Kosovë dhe u prit nga Qeveria e Kosovës dhe një numër njerëzish.

Postimi i plotë:

“Uta, mirë se na erdhe nga akujt e Kanchenjungës!

Ngjitja shkallëve për në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, aty ku ishim grumbulluar për ta nderuar një grua të jashtëzakonshme, besoj të ketë qenë ngjitja më e lehtë. Kësaj radhe na erdhi edhe me histori në supe, si gruaja e parë shqiptare dhe nga i gjithë Ballkani që ka ngjitur 14 majat më të larta të botës – që të gjitha mbi 8 mijë metra të larta. Përkundër që ngjiti malet më të larta të botës, ajo gjithmonë ka qenë me këmbë në tokë – me dashamirësinë shoqërore për cilindo që e njeh.

Për punën dhe kontributin e Utës që nuk matet me altimetër, e falënderojmë përzemërsisht. Si qeveri, si institucione, por para së gjithash, si qytetarë”, shkruan Kurti në “Facebook”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here