Home LAJME Haradinaj për takimin me Kallas: Theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Haradinaj për takimin me Kallas: Theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

0
Haradinaj për takimin me Kallas: Theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, zv’presidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Haradinaj ka bërë të ditur në një postim në Facebook, se gjatë takimit me Kallas ka theksuar nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Gjatë takimit, çmova lart rolin e saj dhe angazhimin e BE-së për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon. Theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe njëkohësisht nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në rrugëtimin tonë drejt integrimit”, shkruan Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here