Home LAJME Prishtina fiton Kupën e Kosovës në futboll

Prishtina fiton Kupën e Kosovës në futboll

0
Prishtina fiton Kupën e Kosovës në futboll
Foto: Kallxo.com

FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në futboll pasi në stadiumin “Fadil Vokrri” mposhti skuadrën e Llapit me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Albin Krasniqi në minutën e 59-të.

Një minutë më herët, Llapi mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Arbnor Ramadani u ndëshkua dy herë me kartonë të verdhë brenda pak minutash.

Fituesi i Kupës së Kosovës siguron gjithashtu kualifikimin në garat europiane, përkatësisht në kualifikueset e Ligës së Europës.

Drejtësinë në këtë ndeshje e ndau gjyqtari gjerman Robert Schrode./Kallxo.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here