- Reklama -

Turqia nis fushatën kundër obezëve

Turqia ka nisur fushatë të pazakontë shëndetësore në nivel kombëtar, ku qytetarët ndalohen në rrugë për t’u peshuar, e nëse konsiderohen mbipeshë, u bëhet thirrje të dobësohen.

Fushata e iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë synon të kontrollojë indeksin e masës trupore (BMI) për 10 milionë persona deri më 10 korrik. Punonjës shëndetësorë janë shpërndarë në të gjitha 81 rajonet e vendit me peshore dhe metra matës, duke ndalur qytetarët në sheshe, qendra tregtare, parqe, nëpër stacione autobusësh dhe madje edhe para ndeshjeve të futbollit, shkruan DailyMail.

- Reklama -

“50 për qind e shoqërisë sonë është mbi peshë”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Kemal Memishogllu, gjatë një konference javën e kaluar.

Ai paralajmëroi për rreziqet serioze shëndetësore që vijnë nga mbipesha.

“Të jesh mbi peshë do të thotë të jesh i sëmurë, ose të sëmuresh në të ardhmen. Fëmijët tanë janë tashmë mbi peshë. Trupi i tyre ka rezistencë të lartë dhe nuk sëmuren shpesh, por me kalimin e viteve kjo peshë do të sjellë sëmundje të nyjeve dhe të zemrës”, shtoi ai.

Ironikisht, edhe vetë ministri Memishogllu iu nënshtrua matjeve në Ankara – dhe doli se është mbi peshë. Ai e pranoi këtë me sportivitet, duke pyetur me humor: “Te cilin dietolog duhet të shkoj?”

“Doli që jam pak mbipeshë. Tashmë është në dorën time, do të eci çdo ditë”, shkroi ministri në një postim të mëvonshëm.

Fushata ka ngjallur debat në opinionin publik, me disa që e vlerësojnë për ndërgjegjësimin shëndetësor që krijon, ndërsa të tjerë e shohin si ndërhyrje të tepruar dhe poshtëruese në jetën private./koha/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort