Home LAJME Kurti: Galeria Kombëtare po restaurohet për herë të parë, po shtohen edhe hapësira të reja

Kurti: Galeria Kombëtare po restaurohet për herë të parë, po shtohen edhe hapësira të reja

0
Kurti: Galeria Kombëtare po restaurohet për herë të parë, po shtohen edhe hapësira të reja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Galeria Kombëtare e Kosovës po i nënshtrohet një restaurimi tërësor për herë të parë.

Ai tha se krahas restaurimit, po shtohen edhe hapësira të reja për ruajtjen e koleksionit shtetëror të veprave të artit në kushte moderne dhe dinjitoze.

“Galeria Kombëtare e Kosovës po restaurohet tërësisht për herë të parë. E përveç kësaj po i shtohen hapësira të reja për ruajtje dinjitoze dhe me kushte moderne të koleksionit shtetëror të veprave të artit. Punime të mbara!”, shkroi Kurti në një postim në rrjete sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here