- Reklama -

Barduani shpreson në zhbllokim të shpejtë të ngërçit politik në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Enrico Barduani, është takuar të hënën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në takim Barduani ka potencuar shpresën në zhbllokim sa më të shpejtë të ngërçit aktual politik në Kosovë.

- Reklama -

Të hënën, ka dështuar për herë të 18-të përpjekja prë konstituim të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

“Gjenerali Barduani ia përcolli znj. Osmani shpresën e tij për zhbllokim të shpejtë të ngërçit aktual politik, në mënyrë që të rifillojë menjëherë trajtimi i sfidave më urgjente për rajonin. Po ashtu ai nënvizoi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të mirë të KFOR-it me organizatat e sigurisë të Kosovës dhe rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe koordinimit, për dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. 

E për takimin është njoftuar edhe nga Presidenca e Kosovës.

“Presidentja Osmani potencoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim dhe shmangie të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia. Më tej, Presidentja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të ndërsjellë. Presidentja dhe Komandanti i KFOR-it riafirmuan përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm, në përputhje me mandatin e NATO-s dhe interesin e përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës. 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort