Home LAJME Erdogani, pjesë e takimit Trump – Al-Sharaa

Erdogani, pjesë e takimit Trump – Al-Sharaa

0
Erdogani, pjesë e takimit Trump – Al-Sharaa

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raportohet të jetë bërë pjesë e takimit midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Sirisë, Ahmed Al-Sharaa të mërkurën në Riad të Arabisë Saudite.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu ka raportuar se Erdogani i është bashkuar takimit përmes një videolidhjeje.

Në takim ishte pjesëmarrës edhe Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin-Salman.

Takimi Trump- Al-Sharaa, është i pari mes liderëve të SHBA-së dhe Sirisë, që nga viti 2000.

Takimi vjen një ditë pas njoftimit nga Trumpi se do t’i heqë sanksionet ndaj Sirisë, gjatë një fjalimi të gjatë në Forumin e Investimeve që është mbajtur të martën në Riad.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here