Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj para vazhdimit të seancës konstituive tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të jap propozim për zgjidhje në takimin me partitë politike.
“Presidentja duhet me jep një alternativë meqenëse është Presidente” – tha Kadrijaj për media më 13.05.2025, kur u pyet se a kanë ndonjë propozim që do ta shpalosin gjatë takimit.
“Do të shohim edhe propozimet e partive tjera, VV-së i takon propozimi i kandidatit për Kryetar por duhet të i siguroj votat”- shtoi ajo.
Ajo tha se çdo diskutim në këtë situatë është i mirëseardhur.
“Do të shohim se qysh do të shkojë rrjedha e bisedimeve dhe të shohim se çka po propozon Presidentja, edhe qëndrimet e partive tjera. Nuk mundemi me aludu pak më herët”- shtoi ajo.
Ndërsa për lëndën që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për ndërrimin e formes së votimit, ajo tha se “normal ne nuk mund t’i caktojmë afatet e Gjykatës Kushtetuese se kur do ta trajtojë. Ne e kemi bërë kërkesën. Tash po presim një përgjigje”.