Home LAJME Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen votat e 65% qendrave të votimit, këto janë rezultatet

Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen votat e 65% qendrave të votimit, këto janë rezultatet

0
Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen votat e 65% qendrave të votimit, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar se deri në ora 18:20 janë numëruar votat e 3,443 qendrave të votimit nga 5,225 gjithsej, apo 65.8 për qind e votave.

Nga këto të dhëna, Partia Socialiste rezulton se ka fituar 52.51 për qind të votave apo 469,893 vota.

Derisa koalicioni Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka marrë 34.12 për qind apo 305,321 vota.

Partia e tretë sipas këtyre të dhënave është Partia Socialdemokrate me 3,67 për qind apo 32,819 vota.

Më 11.05.2025 në Shqipëri janë mbajtur zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave, në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 42,21 për qind e qytetarëve.

Në garë për 140 ulëset e Kuvendit ishin 2,046 kandidatë, nga të cilët 1,259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore që garojnë në këto zgjedhje.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve patën mundësinë të votojnë emigrantët dhe në listat e votuesve të diasporës janë regjistruar 246 mijë persona të cilët kanë nisur votimin me postë disa javë përpara 11 majit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here