- Reklama -

Abdixhiku: Në takimin me presidenten do ta paraqesim propozimin për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, më 12.05.2025 ka folur për krizën politike në Kosovë, derisa ka njoftuar se mirëpret secilën mundësi në funksion të daljes nga kjo gjendje, përfshirë takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Abidxhiku ka thënë se në këtë takim do ta paraqesin propozimin e tyre për krijimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit.

- Reklama -

“Zgjidhja e mundshme e propozuar nga ne mbetet si rrugëzgjidhje me shumë përfitime për vendin, sepse, më shumë se dëshirat partiake, Kosova ka nevojë për institucione funksionale. Këtë propozim do ta paraqesim dhe në takimin në fjalë”- ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, kriza në vend po vazhdon me çmime të larta, rritje të faturave të energjisë, paga të pamjaftueshme, e të tjera.

Ai tutje ka thënë se do të duhej të ishte e qartë për Lëvizjen Vetëvendosje se ajo nuk e ka shumicën.

“Presin reflektim pa asnjë veprim. Do të duhej të ishte krejt e qartë, për partinë e parë, se ajo nuk e ka gjënë më të domosdoshme në demokraci: shumicën. Gjërat në demokraci bëhen me shumicë dhe jo me imponim e aq më pak me insistim në imponim. Do të duhej të ishte po ashtu shumë e qartë dhe për palët e tjera se askush sot nuk ka shumicë. Ka dëshira mjaft, secila parti ndërton qeveri për qejfet e veta – por shumicë që këtë dëshirë të tyre e kthen realitet nuk ka. Prandaj na duhet një zgjidhje. Më mirë se insistimi në përsëritje të krizës”- ka thënë ai.

Sot gjatë ditës presidentja Vjosa Osmani u ka dërguar partive politike një ftesë për takim me synim gjetjen e një zgjidhjeje për kapërcim të krizës institucionale.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort