Home LAJME Sot përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit

0
Sot përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit

Sot, 3 maj, do të vazhdojë seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar për gjashtë herë radhazi të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Në seancën e 1 majit ishte tentuar që votimi të ndryshojë e të bëhet me votim të fshehtë, por edhe kjo formë kishte shkuar pa sukses.

Opozita ka thënë vazhdimisht se nuk e voton Haxhiun, duke kërkuar që LVV-ja të propozojë një emër tjetër. Por, nga LVV-ja kanë përsëritur se është e drejta e tyre për të propozuar kë duan.

Të enjten, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, është takuar me atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, por ky i fundit ka thënë se nuk ka pasur ndonjë avancim që do të rezultonte me konstituimin e Kuvendit.

Seanca të shtunën nis në orën 10:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here