- Reklama -

2 Maji – Dita e Pajtimit të Gjaqeve në Gjonaj të Prizrenit

Më 2 maj, fshati Gjonaj i komunës së Prizrenit shënon një nga ngjarjet më domethënëse në historinë e pajtimit dhe solidaritetit shqiptar – Ditën e Pajtimit të Gjaqeve.Kjo ditë shënon përvjetorin e tubimit madhështor të mbajtur më 2 maj 1990, ku mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat u mblodhën për të vendosur faljen e gjaqeve dhe ndaljen e hasmërive mes familjeve shqiptare.

Ngjarja e zhvilluar në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj të Prizrenit grumbulloi rreth 100 mijë qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare. Në këtë tubim, u falën 12 gjaqe nga rajoni i Hasit, ndërsa në tri raste – në Dedaj, Mazrrek dhe Rogovë – falja u refuzua. Gjithashtu, gjatë këtij takimi historik u falën edhe 27 gjaqe dhe 36 plagë nga rajone të tjera, përfshirë Prizrenin, Gjakovën, Përdrininë, Lumën dhe Vrrinin.

- Reklama -

Ky akt i pajtimit, i organizuar në një kohë të vështirë për shqiptarët e Kosovës, u bë simbol i fuqisë së faljes dhe i vullnetit për unitet kombëtar. Lëvizja për pajtimin e gjaqeve, nën udhëheqjen e profesor Anton Çettës dhe shumë veprimtarëve të tjerë, ishte një nga shembujt më të fuqishëm të mobilizimit paqësor në historinë moderne shqiptare.

Kodra e Pajtimit në Gjonaj, që atëherë është kthyer në një simbol të bashkimit dhe ndërgjegjësimit kombëtar. Pajtimi që ndodhi më 2 maj 1990 nuk ishte vetëm një akt moral e njerëzor, por edhe një mesazh i fortë politik: se shqiptarët janë të aftë të zgjidhin plagët e brendshme përmes dialogut dhe mirëkuptimit.

Çdo vit, më 2 maj, në Gjonaj zhvillohen aktivitete përkujtimore, ku përmes ceremonive, homazheve dhe ngjarjeve kulturore, përçohet mesazhi i pajtimit dhe i bashkëjetesës. Për banorët e zonës dhe më gjerë, kjo ditë mbetet një moment reflektimi dhe nderimi për ata që zgjodhën rrugën e faljes në kohë të vështira.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort